Dy aksidente të tjera në Dibër, furgoni përplas për vdekje këmbësorin, një tjetër plagoset rëndë
Dy aksidente të tjera me pasojë vdekjen këtë pasdite në Dibër, pas atij të ndodhur në aksin rrugor Batër-Bulqizë në zonën e Martaneshit gjatë orëve të paradites. Në aksin rrugor Shupenzë-Peshkopi, pranë fshatit Vojnik, J.K, duke drejtuar automjetin tip furgon ka përplasur këmbësorin I.B. rreth 70 vjeç i cili ka humbur jetën.
Ndërsa pranë fshatit Grezhdan, Maqellarë, E.P, duke drejtuar automjetin tip Benz, ka përplasur këmbësorin shtetasin A.I, i cili po transportohet për ndihmë mjekësore në spital në gjendje të rëndë.
Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidenteve të jetë lagështia në rrugë si pasojë e reshjeve të dendura të shiut të rëna në orët e fundit.
Grupet hetimore ndodhen në dy vend ngjarjet ku kanë ndodhur aksidentet dhe po hetojnë për zbardhjen e shkaqeve të tyre.
Policia e Dibrës ju lutet të gjithë drejtuesëve të automjeteve të repektojnë normat e shpejtësisë dhe rregullat e qarkullimit rrugor, të mos bëhen burim aksidenti për veten e tyre dhe për përdoruesit e tjerë të rrugës.
Më herët, në mesditë një aksident me pasojë vdekjen ndodhi në Bulqizë. Një automjet përfundoi në greminë dhe për pasojë humbi jetën një 60-vjeçar, ndërsa mbeti i plagosur rëndë pasagjeri i cili u transportua me helikopter drejt Tiranës.
KOHA JONË SONDAZH

