Dy ballafaqimet e forta sot :Durim Bami-Tom Doshi dhe Mark Frroku-Fation Skenderi

 Durim Bami i akuzuari nga deputeti Tom Doshi se kishte marrë urdhër për të bërë një atentat ndaj tij dhe ndaj deputetit demokrat Mhill Fufi do të dëshmojë sot në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për të sqaruar edhe njëherë lidhjen që ai ka me akuzat e ngritura nga Doshi.   Ky është ballafaqimi i dytë pas atij që ka bërë Tom Doshi me deputetin Mark Frroku. Durim Bami do të pyetet për të bërë këtë herë ballafaqimin e dëshmisë së tij me atë të personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje. Bami aktualisht mbahet nën masën e sigurisë arrest me burg si person që ka dijeni për atentatin e organizuar ndaj Doshit. Dëshminë e tij të parë Durim Bami e ka dhënë në datën 3 mars një ditë pas shoqërimit të tij nga policia si person I përfshirë në këtë atentat. Ai ka rrëzuar pretendimet e Tom Doshit duke thënë se për regjistrimin e videos së publikuar ku ai tregonte për marrjen e porosisë dhe të dhënat e porositësit, ishte paguar nga deputeti Doshi që të sajonte gjithë historinë e  atentatit dhe të përfshinte në të edhe kreun e kuvendit Ilir Meta.

“Vrasësi” Bami i cili kishte marrë porosi 600 mijë euro për vrasjen e deputetëve Doshi dhe Fufi është arrestuar më 2 mars teksa tentonte të largohej nga Shqipëria në pikën kufitare të Hanit të Hotit. 

Sipas burimeve të prokurorisë ka shumë mundësi që pas përballjes së Doshit dhe Bamit të ballafaqohen edhe Mark Frroku me Fatjon Skënderin i cili ka ardhur nga Gjermania për të dëshmuar në lidhje me përfshirjen e tij në këtë çështje.  

SHKARKO APP