Dy ditë pa ujë të pijshëm, 150 familje në Bajram Curri kërkojnë zgjidhje
Rreth 150 familje të lagjes “28 Gushti” në qytetin e Bajram Currit kanë mbetur prej dy ditësh pa furnizim me ujë të pijshëm. Sipas banorëve, shkak është bërë shpërthimi i tubacionit të linjës së ujësjellësit që furnizon këtë zonë.
Banorët shprehen se problemi është i përsëritur, duke theksuar se vetëm gjatë këtij muaji tubacioni ka shpërthyer katër herë. Si pasojë, përveç mungesës së ujit të pijshëm, në një pjesë të lagjes janë shkaktuar përmbytje me ujë dhe baltë, duke sjellë dëme materiale dhe shqetësime për banorët.
Deri më tani nuk ka pasur një reagim zyrtar apo ndërhyrje në terren nga institucioni përgjegjës për ujësjellësin lidhur me riparimin e defektit dhe rikthimin e furnizimit me ujë për banorët e lagjes. Sipas banorëve, Ndërmarrja e Ujësjellësit Tropojë u ka bërë me dije se ndërhyrja nuk mund të kryhet ende, pasi është në pritje të bazës materiale nga Shoqëria Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Kukës.
KOHA JONË SONDAZH

