Dy ditë pasi ju publikua emri, kandidati i Bindja Demokratike nuk është regjistruar në KZAZ

Bindja Demokratike publikoi dy ditë më parë listën e 25 kandidatëve për kryetar të bashkive.

Midis tyre është edhe emri i trajnerit të futbollit, Bledar Sinellës, kandidat për bashkinë e Kavajës.

Në një prononcim të shkurtër për “Panorama”, Sinella tha se nuk është regjistruar ende në KZAZ. Ndërsa nuk pranoi të konfirmonte nëse do të regjistrohet.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nuk jam regjistruar akoma”- tha ai, ndërsa i pyetur nëse do të regjistrohet shtoi: “Të shohim”

Swiss Digital Mobile Reklama

“Njihet si një nga kontribuuesit më të spikatur te sportit te futbollit Kavajas dhe shqiptar, si trajner i disa prej klubeve te kategorisë superiores dhe kombëtares se moshave shqiptare.

Ka përfunduar universitetin e edukimit fizik dhe atë të drejtësisë dhe sot ofrohet për të qenë qytetari i parë i Kavajës”, thuhej në njoftimin e Bindjes Demokratike për 25 kandidatët e prezantuar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?