Dy gabimet në dokumentin e Interpolit, ja pse ka shpëtuar nga arresti Mark Frroku

Dy gabime të bërë në dokumentin e Interpol­it, duket se e kanë shpëtuar deputetin Mark Frroku nga arrestimi.

Kështu, në urdhër-arrestin ndërkombëtar, i firmosur në 8 Janar të vitit 2015, mbiemri i deputetit është shkruar gabim, nga Frroku është bërë Ffroku (pra dy F në vend të Rr).

Po ashtu mësohet se edhe vendlindja është e gabuar, ku shënohet se ka lindur në Gjakovë të Kosovës.

Këto gabime nga Interpol­i shpjegojnë edhe faktin se përse deputeti Mark Frroku nuk është arrestuar gjatë kohës që ka lëvizur në vendet e zonës Shengen edhe pas datës kur ishte leshuar urdhër arresti ndërkombëtar ndaj tij. Nëse në dokumentin e Interpol nuk do të kishte gabime, me këtë urdhër arresti ndërkombëtar Frroku do të mund të arrestohej në çdo vend të Evropës dhe SHBAë.

Por këto dy gabime nga autoritetet belge shmangen identifikimin e Frrokut jashte vendit. Ky fakt bëhet i ditur nga burime nga Interpoli ndërkombëtar për A1 Report, të cilat saktësuan se është pikërisht kjo datë kur autoritetet belge kanë kërkuar arrestimin e Frrokut në lidhje me akuzat e ngritura nga drejtësia atje, se është përfshirë në vrasjen e shqiptarit Aleksandër Kurti në vitin 1999. Në mbledhjen e Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit, avokati Saimir Vishaj tha se Mark Frroku ka lëvizur në vendet e zonës Shengen deri më 22 shkurt të këtij viti. Sipas tij, kjo është e vërtetueshme edhe nga vulat në pasaportën e deputetit.

SHKARKO APP