Dy infermierët e Infektivit, Manastirliu: Po luftojnë çdo ditë
Në vijën e parë të luftës ndaj pandemisë së Covid-19 janë mjekët. Këtë herë në facebook-un e Ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, janë publikuar foton e dy infermiereve të Spitalit të Infektivit Mbarime Gjana dhe Majlinda Pemati. ”Infermierët po bëjnë një punë të jashtëzakonshme në përballjen me COVID-19.
Infermierët që shihni në foto janë kryeinfermiere të reanimacionit Mbarime Gjana dhe infermiere Majlinda Pemati, që së bashku me të gjithë ekipin në spitalit infektiv, po luftojnë çdo ditë me këtë virus tinzar në shërbim të pacientëve”.