Dy javë pasi u lirua nga burgu, Fredi Beleri dorëzon kërkesën për rekurs në Gjykatën e Lartë

Dy javë pasi u lirua nga qelia, ish-kryebashkiaku i Himarës, Fredi Beleri, ka dorëzuar kërkesën për rekurs në Gjykatën e Lartë.

Kërkesa u depozitua këtë të hënë nga avokatja e tij Klodjana Gjyzari në sekretarinë e gjykatës. Fredi Beleri dhe mbrojtja ligjore e tij kërkojnë pafajësi.

Gjykata e Shkallës së Parë dhe Gjykata e Apelit të Posaçëm e dënoi ish kryebashkiakun me 2 vite burg për korrupsion në zgjedhjet e 14 majit të vitit 2023.

Beleri u lirua më 2 shtator pasi një gjykatë në Fier, ku ai po e vuante dënimin me dy vjet burgim për blerje votash, e pranoi kërkesën e tij për lirim të parakohshëm.

SHKARKO APP