Dy kosha plehrash bllokojnë bulevardin. Protestë, apo neglizhencë?
Koshat e plehrave kanë qenë në vëmendjen e medias, politikanëve dhe publikut gjatë këtyre ditëve pas thirrjes së Ben Blushit për të shkruar mbi to emrat e politikanëve që votuan ligjin pro plehrave, por diçka edhe më e çuditshme ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme.
Shoferëve që kanë kaluar në Bulevardin “Gjergj Fishta” , pranë Ministrisë së Jashtme gjatë mbrëmjes së sotme iu është dashur të përballen me dy kosha që kishin zënë horizontalisht hapësirën e rrugës sikur të ishte një postbllok.
Fotot e koshave duke bërë postbllok janë hedhur në Facebook nga shoferë që u ndodhën aty në atë moment duke bërë xhiron e internetit në vetëm pak minuta.
Nuk dihet nëse koshat janë vendosur aty në shenjë proteste për plehrat apo për arsye të tjera, por janë kthyer në një rrezik serioz për shoferët e makinave nisur edhe nga fakti se aty mungon ndriçimi.

KOHA JONË SONDAZH

