Dy makina gjenden të djegura në Vlorë
Dy makina janë gjetur të djegura në qytetin e Vlorës mëngjesin e sotëm. Policia ka nisur një hetim ka nisur për zbardhjen e ngjarjeve.
“Në orën 04:05, në lagjen “Lef Sallata” në parkim në anë të rrugës ka marrë flakë automjeti tip “Volksëagen” në pronësi të një kompanie transporti por nën përdorimin e një shtetaseje, i cili është djegur plotësisht. Si rezultat i flakëve është djegur edhe një mjet tjetër ngjitur me të tip ‘Renault’ në pronësi të shtetasit V.M, i cili është dëmtuar pjesërisht. Po kryhen hetimet për përcaktimim e shkakut të rënies së zjarrit”, thuhet në njoftimin e Policisë.
KOHA JONË SONDAZH

