Dy mesazhet për Ramën dhe çfarë po ndodh sot, në shtabin e opozitës!

Në dy ditë rresht, opozita e bashkuar dhe dhjetëra mijë protestues i dërguan kryeministrit Rama, dy mesazhe. Atë të 11 Majit, që tregoi se zemërimi popullor ka mbërritur në pikën e vlimit dhe atë të protestës epike nën reshje të papara shiu, i cili tregoi se opozita nga ana tjetër kërkon zgjidhje të paqta dhe çdo gjë tashmë varet nga veprimet në vazhdim të kryeministrit Rama.

Këto dy mesazhe të forta në mënyrën e tyre, faktikisht bënë që Edi Rama të bëjë veprimet e radhës përpëlitëse duke dalë në dy konferenca të jashtëzakonshme, për të treguar se “situata është e zakonshme”, por edhe duke pranuar për herë të parë, se është i gatshëm të dialogojë për çdo gjë përveç karriges së tij, tani për tani. Nga ana tjetër presioni ndërkombëtar ka ndryshuar kah, nga kundrejt opozitës drejt qeverisë e cila faktikisht është edhe përgjegjësja direkt, për zgjidhjen e krizës.

Pikërisht në kuadrin e këtyre zhvillime aktualisht në selinë e Partisë demokratike, ka zhvillime të reja që janë në vazhdim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ditën e sotme, Lulzim Basha do të zhvillojë një sërë takimesh me strukturat e PD, ku do të vendoset vijimësia e aksionit opozitar. Gjithashtu në orën 10:30 ka nisur një takim me aleatët, pra me kryetarët e partive të vogla, ndërsa në 11:30 do zhvillohet në selinë blu mbledhja e Kolegjit te Kryetareve. Kurse në 13:00, kreu i PD, Lulzim Basha ka parashikuar një takim me kryetarët e degëve të PD në rrethe.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të gjitha këto takimet e Bashës parashikohen të përmbyllen në një mbledhje të përbashkët me kryesinë e PD dhe grupit parlamentar, në orën 17:00. /syri.net

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?