Dy në pranga, një në kërkim. Policia dokumenton 12 vjedhje banesash dhe jep detajet: Të rinjtë…

Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin e koduar “Periferia”, për zbardhjen e vjedhjeve të banesave të ndodhura më parë, ndërkohë që ka zbardhur dhe dokumentuar 12 vjedhje të ndodhura gjatë muajve të fundit në rrethin e Durrësit.

Pas hetimeve, jane vënë në pranga 2 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër.

NJOFTIMI

Swiss Digital Desktop Reklama

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të autorëve, si rezultat i një pune të mirorganizuar, në kuadër të operacionit policor të koduar “Periferia”, ndaluan shtetasit:

Swiss Digital Mobile Reklama

D. S., 18 vjeç dhe H. Q., 20 vjeç, banues në Manzë, Durrës, si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit K. N., 19 vjeç, banues në Rrushkull, Durrës.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në një periudhë 3-mujore kanë kryer 12 vjedhje në banesa, në fshatrat Shkafanë, Rrotull, Armathë, Radë, Kuçok, Hamall, Kërtushaj, Rrushkull, ku kanë marrë orendi shtëpiake, vlera monetare dhe vegla pune.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Vjedhja”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?