Dy orë leje për protestën, opozita: Nuk e njohim më Policinë e Tiranës si institucion

Ora 20:30 është limiti që Policia e Tiranës ka përcaktuar për opozitarët për të protestuar, por Partia Demokratike deklaron se nuk e njeh më atë si institucion.

Pas përplasjes me banorët e Astirit në Unazën e Re si edhe arrestimit të ish-deputetit Klevis Balliu, PD nuk e njeh më si institucion Policinë e Tiranës, ndaj edhe kërkesa për leje për të protestuar deri në mesnatë është dorëzuar ndryshe nga herët e tjera pranë komisariatit nr. 1 në Tiranë.

Sakaq forca të shumta policie kanë “zbarkuar” në bulevardin Dëshmorët e Kombit, duke krijuar perimetrin e sigurisë, për mbarëvajtjen e protestës. Janë rreth 1500 forca policore që do të angazhohen për ruajtjen e rendit e sigurisë gjatë protestë, krahas forcave të rendit, në terren do të jenë gjithashtu efektivë të RENEA-s, FNSH e Gardës së Republikës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?