Dy persona i thyejnë xhamat e makinës dhe plagosin 21-vjeçarin në Pogradec
Aktualitet E Enjte, 30 Shtator 2021 16:47
Një person ka rënë në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë plagosur me sende të forta një 21-vjeçar duke i thyer edhe xhamat e automjetit tip benz.
21-vjeçari me iniciale R.Ç., tashmë ndodhte në spitalin e Korçës jashtë rrezikut për jetën.
Mësohet se në pranga ka rënë A.H., 25 vjeç ndërsa policia po punon për kapjen e bashkëpunëtorit të tij S.S., 24 vjeç, banues në Pogradec.

