Dy pistat ku po hetohet për atentatin ndaj dy efektivëve. Mesazh apo tentativë vrasje?

Efektivëve të policisë Anxhelo Breshani dhe Nako Mehmetaj, sot iu rrezikua jeta, kur kanë qenë duke udhëtuar në një automjet, kur u vunë nën e shënjestrën e plumbave.

Dyshimet paraprake janë se atentati ka qenë një mesazh paralajmërues për dy efektivët duke qenë se makina e autorit nuk është ndalur për t’u siguruar se plumbat do të kapnin një nga policët por është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Efektivët i kanë thënë kolegëve të tyre se nuk kanë asnjë konflikt dhe nuk kanë pasur përplasje të mëparshme duke e bërë të vështirë identifikimin e mundshëm të autorit.

Policia po siguron edhe pamjet e sigurisë të bizneseve në zonë ndërkohë që po bëhet verifikimi i pronësisë së automjetit që u bë shënjestër e plumbave.

SHKARKO APP