Dy plumba pas shpine, dorëzohen në polici italianët që vranë shqiptarin

Janë vetëdorezuar në polici dy autorët e vrasjes së shqiptarit në Itali.
Viktima e sherrit është shqiptari 23-vjeç, Viktor Picaku.

Ngjarja ndodhi dy net më parë në Corato të Barit, ku dy persona me motor “Scooter” qëlluan pas shpine me dy plumba të riun shqiptar.

Sipas mediave italiane, dy autorët u janë dorëzuar karabinierëve italianë, ndoshta edhe pas publikimit të pamjeve nga kamerat e sigurisë të momentit të vrasjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ende nuk dihet shkaku i vrasjes së të riut nga Mirdita, por nga deklaratat e para të autorëve, ata kishin dashur vetëm ta trembnin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?