FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dy pronarë arrestohen, dhunojnë klienten dhe kundërshtojnë policinë

Dy persona janë vënë në prangat e Policisë së Shtetit pasi dyshohet se kanë privuar nga liria dhe kanë ushtruar dhunë ndaj një klienteje në një dyqan elektroshtëpiakesh në zonën e Ish-Doganës në Tiranë. Sipas njoftimit zyrtar, shtetasit S. A., 63 vjeç, dhe E. H., 41 vjeçe, të dy pronarë të subjektit, janë përfshirë në një konflikt për motive të dobëta me një kliente, të cilën e kanë kanosur dhe më pas e kanë mbajtur kundër vullnetit të saj brenda ambienteve të dyqanit.

Gjatë ngjarjes, ata dyshohet se kanë ushtruar edhe dhunë fizike ndaj gruas, ndërsa situata është përshkallëzuar me ndërhyrjen e policisë. Në momentin që forcat e rendit kanë tentuar të ndërhyjnë, të dy shtetasit kanë kundërshtuar me forcë punonjësit e policisë. Madje, shtetasja E. H. dyshohet se ka goditur një efektiv policie gjatë ushtrimit të detyrës, duke i shkaktuar dëmtime të lehta.

Në një rast tjetër të ndodhur paralelisht, Policia e Komisariatit Nr. 3 ka arrestuar në flagrancë një 22-vjeçar me inicialet E. J., i cili gjatë një kontrolli në rrugë është prezantuar si punonjës policie duke paraqitur një dokument të dyshuar si të falsifikuar. Pas verifikimeve, është konstatuar se dokumenti nuk i përkiste Policisë së Shtetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kontrollet e mëtejshme në banesën e të riut kanë çuar në sekuestrimin e municionit luftarak të kalibrave të ndryshëm, një shumë të konsiderueshme parash, si dhe dy medalione me mbishkrimin “Albanian State Police”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Autoritetet bëjnë të ditur se të gjitha materialet procedurale janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme ligjore, ndërsa hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e të dy rasteve dhe për të verifikuar çdo element të mundshëm të përfshirë në aktivitet të paligjshëm.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?