Dy qeveritë shqiptare: 33 meshkuj dhe 9 femra

Në një  foto të përbashkët pas përfundimit të mbledhjes së dy qeverive Kosovë-Shqipëri, para Bibliotekës Kombëtare shihet se në to dominojnë burrat. Mesa duket, kryeministrat e dy vendeve kanë vendosur që shumicën e ministrave t’i kenë burra: Nga 42 shefa të ministrive, 33 janë burra dhe vetëm 9 gra.

Në qeverinë e Kosovës, Kryeministri Mustafa ia ka besuar vetëm dy grave ministritë. Edita Tahiri është ajo që e drejton Ministrinë e Dialogut kurse Hymete Bajrami atë të Tregtisë dhe Industrisë.

Ndërkohë, Kryeministri Rama, në qeverinë e tij ekzekutive për dallim nga Mustafa ka vendosur që të jenë shtatë gra.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lindita Nikolla, Ermonela Felaj, Milva Ikonomi, Mimi Kodheli, Klajda Gjosha, Mirela Kumbaro dhe Milena Harito janë gratë që udhëheqin shtatë ministri në Republikën e Shqipërisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?