Dy rastet e reja me Covid-19 në Berat, morën pjesë në një mbledhje në Tiranë

Ditën e sotme u konfirmuan edhe dy raste të reja me koronavirus në Berat. Pas ekonomistes së Ujësjellësit rezultoi pozitive me Covid-19 edhe dy punonjës të tjerë të kësaj Drejtorie.

Së fundmi mësohet se të infektuarit kanë patur një udhëtim në Tiranë.

Ata dyshohet se ata janë infektuar në Tiranë gjatë një mbledhjeje auditi që kanë kryer në kryeqytet.

Kujtojmë se nga 20 testimet e kryera në punonjësit e Ujësjellësit të Beratit vetëm dy prej tyre kanë rezultuar “pozitivë”.

 

SHKARKO APP