Dy shoferë sherr me leva, arrestohen nga policia

Dy drejtues mjetesh janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi u përfshinë në një konflikt të dhunshëm pranë kryqëzimit te Ministria e Brendshme. Sherri ka nisur mes shoferit të një autobusi dhe drejtuesit të një automjeti tjetër. Debati është përshkallëzuar, ndërsa të dy kanë përdorur leva për të goditur njëri-tjetrin. Si pasojë e përplasjes, të dy drejtuesit e mjeteve kanë marrë dëmtime të shumta. Policia ka ndërhyrë menjëherë në vendngjarje, duke vënë në pranga të dy drejtuesit e përfshirë në konflikt.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?