Dy shqiptarë, babë e bir arrestohen brenda pak minutash në Milano
Dy shqiptarë babë e bir kanë përfunduar në prangat e policisë italiane në një hark të shkurtër kohor. Ata u arrestuan në aeroportin e Malpensas, në Milano. Djali, 26 vjeç po udhëtonte nga Tirana. Por gjatë kontrollit rutinë u zbulua se ai ishte person i kërkuar nga drejtësia italiane. Më konkretisht, për të riun kishte një urdhër arresti të lëshuar nga Gjykata e Napolit për shfrytëzim prostitucionit, heqje lirie, trafikim të qenieve njerëzore si dhe emigracion ilegal. Pak minuta pas arrestimit të tij, babai i djalit u paraqit për të kërkuar informacion, pasi priste që djali ta takonte në terminal. Babai 56 vjeç po ashtu rezultoi se kërkohej nga autoritetet zvicerane, i akuzuar për mashtrim. Të dy babë e bir pas arrestimit u dërguan në burgun e Bustro Arsizio në Vareze.
KOHA JONË SONDAZH

