Dy shqiptarë dhe një turk prangosen në Rinas, si garantues klandestinësh

 

Dy shqiptarë edhe një turk janë arrestuar në flagrancë,  nën akuzën për dhënien e ndihmës së kalimit të jashtëligjshëm të kufirit.

Ata u prangosën falë operacionit “Mirage 2015” që përfundoi me sukses. Policia kufitare Rinas njoftoi se u vunë në pranga shtetasit shqiptarë, Taip Bardhi, 64 vjeç dhe Ismet Hamitllari, 61, të dy banues në Tiranë, si dhe shtetasi turk Ismail Koparan, 68, banues në Turqi.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nga informacionet e grumbulluara nga policia kufitare e Rinasit në bashkëpunim me policinë e shtetit, ka rezultuar se tre shtetasit e sipërpërmendur duke përfituar nga mungesa e regjimit të vizave për hyrjen e shtetasve turq në Republikën e Shqipërisë në bashkëpunim favorizojnë hyrjen e tyre në formën e pritësit e garantit dhe në vijim ndihmojnë shtetasit turq të kalojnë në drejtim te Malit te Zi dhe Serbisë,” – thuhet në njoftimin e policisë. Ata ndihmonin klandestinë për kalimin e paligjshëm të kufirit në drejtim të Hungarisë dhe më pas BE-së.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në këmbim të kësaj ndihme ata marrin një pagesë prej 3600 eurosh.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?