Dy shqiptarë në pranga me 5 kg heroinë

Dy shqiptarë janë vënë në pranga pasi janë kapur me 5 kilogramë heroinë të pastër.

Aksioni është bërë mbrëmjen e djeshme nga policia e qytetit të Leçes në Itali.

Mësohet se ata i ishin vënë pas një makinë Citroen Xsara, ku ndodheshin dy shqiptarët që kishin me vete edhe lëndën narkotike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ata e kishin braktisur makinën e tyre dhe kishin hyrë në një banesë, ku edhe janë prangosur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të arrestuati janë me inicialet, E. X., 23 vjeç dhe M. H., 40 vjeç, të cilët janë dërguar në qeli.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?