Dy shqiptarë qëllohen me breshëri të shtënash në Athinë

Dy shqiptarë kanë rënë pre e një sulmi me armë zjarri, teksa udhëtonin me makinë në Athinë.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele, në zonë ne Ambelokipi.

Mësohet se dy shqiptarët ishin duke udhëtuar me makinë, kur u sulmuan me breshëri të shtënash, në kryqëzimin e rrugëve Sinope dhe Michalakopoulou.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ishin dy persona me motor dhe me kaskë në kokë, ata që hapën zjarr ndaj shqiptarëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fatmirësisht nga të shtënat nuk pati persona të lënduar.

Ndërkohë policia greke po heton për identifikimin dhe kapjen e autorëve si dhe për zbulimin e konflikteve të mundshme të dy shqiptarëve, identiteti i të cilëve nuk bëhet me dije. Por mësohet se njëri prej tyre ishte pronar i një lokali.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?