Dy shqiptarë refuzuan depërtimin nga Anglia, zbardhet tragjedia e tyre në det

Historia tragjike e dy të rinjve shqiptarëve të cilët humbën jetën në tentativë për t’i shpëtuar dëbimit nga Anglia, pas vendimit që morën autoritetet britanike, zbardhet nga autoritet britanike dhe fati i tyre i dhimbshëm ka qenë në fokus të medieve të këtij vendi. Sipas hetuesve britanikë, vdekja e tyre ishte aksidentale gjatë tentativës për mos u kthyer në vendin e lindjes. Më 26 shkurt të vitit të kaluar Artur Doda dhe Leonard Isufaj po udhëtonin me traget së bashku me persona të tjerë ilegalë të dëbuar drejt rrugës së kthimin për në atdhe, por nuk kanë hequr dorë nga nisma e tyre. Ata janë hedhur nga trageti, rreth 500 metra larg bregut, për t’u kthyer me not në brigjet britanike. Fatkeqësisht Doda humbi jetën pasi është kapur nga helika e tragetit , kurse Isufaj është përfshirë nga rrymat e forta të ujit. Sipas “The Guardian”, Artur Doda, 24 vjec, humbi jetën menjëherë si pasojë e plagëve të shumta të marra nga helika, kurse Leonard Isufaj, 27 vjeç, u mbyt si pasojë e rrymave të forta të ujit, të cilat edhe një notar olimpik nuk do t’i kishte përballuar. Të dy shqiptarët po udhëtonin drejt Holandës për të mbërritur më pas në Shqipëri, pasi kishin arritur së bashku me 13 udhëtarë të tjerë të fshehur në një kamion brenda një trageti mallrash në Harëich. Vdekja e tyre është konsideruar aksidentale nga autoritet britanike, pasi ata ishin trajtuar si udhëtarë normalë gjatë udhëtimit fatal. Pas konstatimit se shqiptarët ishin hedhur në det, menjëherë nisi operacioni i kërkimit të trupave me 21 anije dhe 2 helikopterë.  Trupi i pajetë i Arturit u gjet më 20 mars 2014, kurse i  Isufajt më 29 prill 2014. Historia e dhimbshme e shqiptarëve për një jetë më mirë ka përfunduar shpesh në 24 vitet e fundit në tragjedi, si rastin i fundit me dy shqiptarët. 

SHKARKO APP