Dy të moshuar arrestohen për kanosje me armë në Laç

Policia e Lezhës ka vënë në pranga gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme dy persona për kanosje me armë zjarri. Të arrestuarit janë Hasan dhe Hajdar Lika, përkatësisht  59 dhe 61 vjeç, të dy banues në lagjen nr 5 të Laçit, në Kurbin.

Arrestimi i tyre u bë, pasi rreth orës 20:00 të ditës së djeshme, në lagjen nr 5 Sanxhak ata kanë goditur me sende të forta dhe kanosur me armë, shtetasin me iniciale Gj.D.  Gjatë kryerjes veprimeve të para hetimore, shtetasit H.L, i është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë M-54 .

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?