Dy të plagosur në atentat, njëri është kushëriri i Arjan Ferracakut që u vra me breshëri plumbash në shtator

Një plagosje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në Shkodër në lagjen Partizani, në afërsi të zonës së njohur si Markata, ku dy persona janë plagosur dhe njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Mësohet se të plagosurit janë Fatos Ferracaku dhe Fatmir Mehaj. Ferracaku mësohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Shkodrës.

Fatmir Mehaj, thonë burimet e Report Tv është një tregtar në tregun e Shkodrës, ndërsa Ferracaku është me lidhje e afërt familjare me biznesmenin Arjan Ferracaku, i vrarë më 1 shtator në një atentat. Gjithashtu mësohet se plagosja ka ndodhur vetëm pak metra larg vendit ku iu vendos tritol Lulzim Kullës, i njohur ndryshe si i forti i Shkodrës, tashmë i prangosur.

Në vendngjarje janë gjetur 9 gëzhoja. Raportohet se ngjarja ka ndodhur në një zonë shumë të populluar. Ndërkohë që në zonën e Livadhes në Dobraç është gjetur një motocikletë e djegur, e cila dyshohet se iu përket autorëve.

Nuk dihet ende se kush ishte shënjestra e këtij atentati, por ngjarja ka tronditur qytetin në një orë kur fluksi i lëvizjeve është i lartë.

Pamje nga vendi i ngjarjes

SHKARKO APP