Dy të plagosur pas aksidentit në rrugën Vlorë-Orikum
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje në aksin rrugor në Jonufër të Vlorës.
Mësohet se në aksident janë përfshirë dy automjete, një “Volkswagen Golf”, i cili po lëvizte nga Orikumi në drejtim të Vlorës, dhe një “Benz”, që udhëtonte në kahun e kundërt.
Përplasja ka shkaktuar lëndimin e drejtuesit të njërit prej mjeteve dhe pasagjeres që ndodhej në automjet. Të dy të dëmtuarit janë transportuar në spital, ku kanë marrë ndihmën e parë mjekësore.
Ndërkohë, vijojnë të jenë të paqarta rrethanat e plota të aksidentit.

