Dy të rinj helmohen nga gazi i puseve të naftës në Drenovë, rëndë në spital

Problemet në zonat ku nxirret naftë, nuk kanë të sosur për banorët.  Dy të rinj të fshatit Drenovë u asfiksuan nga gazi i puseve të naftës gjatë kohës që ata  ishin duke punuar në tokën e tyre. Françesko Skenderaj dhe Sokrat Barjamaj u dërguan menjëherë në spitalin e Ballshit. Mjekët, pas ndihmës së parë,  thanë se ata ishin helmuar nga gazi. Më rëndë mbërriti 18 vjeçari Skenderaj, por pas ndërhyrjes së mjekëve, ai e kaloi rrezikun për jetën. Vetëm një javë më parë banorë të Drenovës  protestuan dhe kërkuan marrjen e masave për reduktimin e ndotjes së zonës. Kompania private që administron këtë zonë naftëmbajtëse nuk ka dhënë asnjë sqarim për këtë situatë, ashtu sikurse edhe herë të tjerë. Duket se nga e tërë kjo neglixhencë, po vihet gjithnjë e më në rrezik jeta e banorëve të kësaj zone. 

SHKARKO APP