Dy të rinj plagosen me armë zjarri në Tiranë, përfundojnë në spital. Policia kontrolle në të gjitha hyrje-daljet e kryeqytetit
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pas mesnatës në Tiranë.
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 00:05, tek “Mbikalimi i Qafë-Kasharit”, në rrethana ende të paqarta dyshohet se janë plagosur me armë zjarri shtetasit E. S., 20 vjeç dhe N. M., 19 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-dalje të Tiranës dhe vijon kontrolli i zonës me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.