Dy të rinjtë grabitës dhunojnë për vdekje të moshuarin, nipat: E kishin masakruar

89-vjeçari, Caush Shehaj u dhunua dje për vdekje nga grabitësit Ervis Halimi 22-vjeç dhe Musa Gudo 28-vjeç. Ata nën kërcënimin e automatikut, i kanë marrë një shumë parash brenda banesës së tij.

Asqeri Çela dhe Astrit Çela dy nipat e viktimës kanë dhënë detaje tronditëse sa i përket grabitjes së ndodhur, ku kanë bërë me dije se kjo nuk ishte hera e parë që i afërmi i tyre ishte grabitur. Sipas tyre, i ndjeri është grabitur edhe një herë tjetër ku grabitësit i kanë marrë çiften pasi nuk kanë mundur t’i gjejnë para.

Shehaj u dhunua në mënyrë barbare nga dy grabitësit, Evis Halimi dhe Musa Gudo të cilët janë arrestuar nga policia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia ka proceduar penalisht edhe 16 vjeçarin F.Ç nën akuzën e “moskallëzimit të krimit”. Ndërsa është sekuestruar edhe arma e zjarrit tip automatik me të cilën është kryer grabitja.

Swiss Digital Mobile Reklama

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Vjedhja me dhunë”, e kryer në bashkëpunim, “Plagosje e rëndë me dashje”, “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?