Dy të vdekur brenda pak orësh në Vlorë dhe Durrës

Moti i keq, përveç se po përmbyt qytetet dhe po sjell shkatërrime, duket se është bërë shkak edhe për rëndimin e gjendjes psikologjike të personave që vuajnë nga depresioni dhe ankthi.

Gjatë orëve të fundit, policia ka raportuar dy vetëvrasje, një në Durrës dhe një tjetër në Vlorë. Bëhet fjalë për dy të rinj, një djalë 22-vjeçar nga Durrësi dhe një vajzë e së njëjtës moshë në Vlorë, të cilët janë hedhur nga lartësia dhe kanë ndërruar jetë.

Numri i personave që vuajnë nga depresioni është rritur ndjeshëm në Shqipëri gjatë viteve të fundit duke e bërë të detyrueshme hartimin e një strategjie kombëtare për përballimin e situatës së krijuar, e cila është në nivele alarmante.

SHKARKO APP