Dy të vdekur nga zjarri në një spital në Gjermani (VIDEO)
Dy persona kanë ndërruar jetë dhe 15 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një zjarri që ra në një spital në Gjermaninë perëndimore.
Më shumë se 200 zjarrfikës luftuan me flakët në spitalin Bergmannsheil të Bochum-it.
Policia ka thënë përmes një deklarate se zjarri duket të ketë filluar në dhomën një pacienti në katin e 6-të, rreth orëve të para të mëngjesit, dhe më pas flakët janë përhapur në disa ambjente të tjera të spitalit.
Spitali Bergmannsheil është ndërtuar në vitin 1888 për trajtimin e punëtorëve të plagosur në minierat e qymyrit të zonës përreth Ruhr.



KOHA JONË SONDAZH

