Dy të vrarë në zonën e Selitës, policia në vendngjarje

Dy persona kanë mbetur të vrarë me armë zjarri në zonën e Selitës në Tiranë.

Sipas hetimeve të para të policisë dyshohet se viktimat janë dy persona të cilët kishin hyrë për të vjedhur në një banesë dhe janë qëlluar për vdekje nga i zoti i shtëpisë.

Burime paraprake nga policia konfirmojnë se pronari i banesës që ka qëlluar në drejtim të viktimave ka bërë me dije se 2 persona ishin futur në shtëpinë e tij me qëllim grabitjen.

Forca të shumta policie në vendngjarje po hetojnë për zbardhjen e mëtejshme të krimit.

Ngjarja besohet se ka ndodhur rreth orës 08: 45 minuta, njoftimi është marrë në këtë orë nga salla operative e policisë. Pas mbërritjes së policisë u gjetën dy persona të vrarë në banesën e shtetasit Flamur Ymeri. Viktimat janë të rinj në moshë dhe të maskuar më maska. Trupat u gjeten njëri në një dhomë dhe tjetri në një dhomë tjetër të vilës 2 katëshë. Pranë dy viktimave janë gjetur dhe dy armë të tipit, Scorpions.

Policia ka shoqëruar pronarin e banesës, Flamur Ymerin i cili po jep versionin e tij rreth 2 viktimave në banesën e tij dhe po punon për identifikimin e viktimave dhe motivin se përse këta dy persona kanë hyrë në shtëpinë e Flamur Ymerit.

 

SHKARKO APP