Dy vajzat nga Pogradeci nuk janë infektuar nga COVID-19, testet negative

Dy raste të reja të dyshuara për COVID 19 në Pogradec janë dërguar mëngjesin e sotëm për analiza në Tiranë.

Bëhet fjalë për dy vajza të reja, 22 dhe 23-vjeçe, të cilave u janë marrë tamponët për analiza.

Njëra është nga Pogradeci, tjetra nga  një fshat i Pogradecit.

Burimet bëjnë me dije se 23 vjeçarja është studente në Tiranë ndërsa tjetra ka pasur kontakte me njerëz.

Por fatmirësisht orët e pasdites vonë sollën lajmin e mirë, ku të dyja dolën negative për COVID 19.

SHKARKO APP