Dy vatra zjarri përfshijnë Vlorën

Dy vatra të mëdha zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së mërkurës në Vlorë në zonën e Orikumit dhe Cerkovinës.

Zjarrfikësit kanë shkuar me urgjencë në Orikum për të lokalizuar flakët pasi ato ishin shumë pranë banesave të zonës, ndërsa në Cerkovinë ndërhyrja nga toka ishte e vështirë për shkak të terrenit të thyer.

Zjarret kanë djegur një sipërfaqe të madhe me shkurre dhe drurë dhe janë arritur të shuhen rreth orës 03:00.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këto zjarre vihen nga banorët për djegien e barërave të këqinj, por përhapen si pasojë e erës. Gjatë shtatorit dhe tetorit ka pasur më shumë vatra zjarri se gjatë verës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?