Dy vëllezër në gjendje të dehur sherr në spital, arrestohen

Dy vëllezër në Durrës kanë përfunduar në prangat e policisë për prishje të rendit dhe qetësisë në spital.

Uniformat blu kanë arrestuar shtetasit Florenc Calamani  31 vjeç dhe  Dajlan Calamani 25 vjeç.

Arrestimi i tyre u bë pasi “më datë 28.12.2016, rreth orës 17:45, në gjendje të dehur, kanë prishur rendin dhe qetësinë në ambientet e Spitalit Rajonal Durrës”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me të marrë njoftimin menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, me qëllim qetësimin e situatës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia thotë se “dy vëllezërit nuk i janë bindur uniformave blu dhe në vijim janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë”.

Pasi janë shoqëruar, dy vëllezërit  kanë kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës punonjësit e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale”Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik  në bashkëpunim”dhe” Goditjet për shkak të detyrës”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?