Dy vëllezërit e vrasjes në Kashar, të burgosur në Zvicër, pritet ekstradimi

Dy të akuzuarit e prokurorisë për një vrasje të kryer dy vjet më parë, në Kashar, ndodhen aktualisht në një burg të Zvicrës dhe pritet të ekstradohen drejt Shqiëprisë, pasi të kenë përfunduar dënimin atje.  Aleks Totraku dhe Antonio Lala janë shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare, nën akuzë, për vrasjen me paramendim të shtetasit Agron Dervishi. Pas hetimeve ngritjes së akuzës mësohet se dy vëllezërit, njëri prej të cilëve ka ndryshuar edhe mbiemrin, ndodhen aktualisht të izoluar në një burg në Zvicër, për vepra të ndryshme penale që janë kryer në këtë vend.  Sipas Policisë së Shtetit, dy vëllezërit tashmë kanë ndryshuar gjeneralitetet dhe pas përfundimit të dënimit në shtetin zvicerian, ata do të ekstradohen drejt Shqipërisë për t’iu përgjigjur akuzës së vrasjes. Prokuroria thotë se janë siguruar prova të mjaftueshme shkresore dhe dëshmi, që faktojnë se vrasja e Dervishit, e kryer më 1 janar 2013, është realizuar nga dy vëllezërit me origjinë nga Dibra dhe me banim në Kamëz. Vrasja, sipas organit te akuzës, ka ndodhur për shkak se bashkëshortja e viktimës kishte lidhje intime me njërin nga autorët, që pretendonte se do të përfitonin pasuri dhe prona që ajo do të trashëgonte, pas vrasjes së bashkëshortit

SHKARKO APP