Dyndje në spitale, mbi 100 raste në ditë në Infektiv

Temperaturat e larta por jo vetëm kanë rritur numrin e personave me infeksione gastro-intestinale në urgjencën e Shërbimit Infektiv. Çdo ditë, 100 deri në 120 vetë i drejtohen kësaj urgjence me probleme të ndryshme të aparatit tretës.

“Vijnë me shqetësime si diare, të vjella e temperaturë. Është një numër i shtuar që mbingarkon personelin e urgjencës, pasi janë mbi 100 raste që paraqiten çdo ditë”, deklaron profesor doktor Arjan Harxhi. Nisur nga shifra e lartë, por dhe problematika që shfaqin pacientët, mjekët thonë se shkak kryesor është uji i pijshëm dhe konsumimi i ushqimeve të cilat nuk ruhen mirë higjenikisht.

“Bëhet fjalë për nivel të ulët të higjenës dhe të përpunimit e ruajtjes së ushqimeve. Pra, rrugët janë qoftë përmes ujit kur është i kontaminuar, qoftë përmes ushqimeve që janë paraprakisht të kontaminuara”, thotë Harxhi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Harxhi u bën apel qytetarëve të bëjnë kudjes me ushqimet e përpunuara, apo ruajtjen e higjenes në ambjentet familjare ku i gatuajnë ato, apo në përzgjedhjen e ambienteve kur konsumojnë ushqim jashtë shtëpisë. Por ai ka dhe një mesazh për autoritetet shëndetësore.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kur nuk jemi të sigurtë se uji që pijmë nga rubineti është i pastër, ai duhet të zjehet ose të konsumohet ujë i ambalazhuar. Vëmendje duhet edhe sa i takon cilësisë së ushqimit, si përpunohet, si ruhet, apo si gatuhet. Inspektoriatet e ndryshme, apo politikbërësit duhet t’i kushtojnë më shumë vëmendje kësaj situate, sidomos në kohë sezonesh”, shton Harxhi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?