Dyshime për avionë droge. Ministria: Po vaksinojmë dhelprat
Nisur nga disa lajme që qarkullojnë sot në rrjetet sociale, si dhe në disa agjenci lajmesh, të cilat hedhin dyshime për avionë droge që kane fluturuar sot në mëngjes mbi qytetin e Fierit, Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave sqaron se avioni ishte pjesë e flotës për vaksinimin e dhelprave.
“Avioni i fotografuar sot në Fier është, është pjesë e flotës së Projektit 6-vjeçar të Ministrisë së Bujqësisë, i cili zbatohet nga projekti PAZA II, për vaksinimin e dhelprave kundër tërbimit.
Avioni i fotografuar është njëri nga dy avionët e nisur sot në orën 07:01 nga aerodromi i Kuçovës dhe sipas planit të punës, ata janë duke hedhur nga nga ajri vaksina karrem kundër tërbimit të dhelprave në rrethinat dhe pyjet e Fierit.
Fushata kundër vaksinimit të dhelprave ka nisur më 23 shtator dhe flota e avionëve është e dislokuar në Kuçovë
MBZHRAU dhe PAZA janë të gatshëm të vënë në dispozicion të gjithësecilit grafikun e fluturimeve të 4 avionëve të flotës në fjalë, itineraret, hartat dhe oraret” deklaron Ministria.
KOHA JONË SONDAZH

