Dyshime për incidente gjatë vizitës së Ramës në Lezhë, demokrati dhe protestuesi i Rrjollit mbahen në komisariat
Gjatë vizitës së kryeministrit Edi Rama në Lezhë ka ndodhur një incident. Dy qytetarë janë ndaluar nga policia dhe janë shoqëruar në komisariat. Njëri prej tyre është mbështetës i Partisë Demokratike, ndërsa tjetri një protestues per pronat nga Rrjolli i Velipojes.
Ata janë mbajtur në ambientet e komisariatit për rreth katër orë, deri në përfundim të axhendës së kryeministrit dhe largimit të tij nga qyteti. Rasti është denoncuar nga Festim Meta, njëri prej personave të shoqëruar, i cili ka deklaruar se në momentin e ndalimit ishte duke shkuar në shtëpi dhe se nuk i është dhënë asnjë arsye nga policia për shoqërimin.
Ndalimi i tyre është kryer pasi kishte informacione se dy personat mund të krijonin incidente gjatë vizitës së kryeministrit Edi Rama, ndaj dhe është ndërhyrë në mënyrë parandaluese.
KOHA JONË SONDAZH

