Dyshimet/Vrasja e Çiços, për pazaret e drogës
Nuk është thjesht një histori alla-shqiptare, ku djemtë betohen se do të marrin hak për shkak se disa hajdutë kanë dhunuar dhe grabitur prindërit e tyre.
Të shumtë ishin ata që mendojnë se gjërat duhet të jenë më të thella.
Panorama raporton se vrasja e Elton Çiçës në një lokal në Tiranë mund të ketë ardhur pas përplasjes për pazaret e drogës.
Madje edhe grabitja e prindërve të tij në Tepelenë vitin e shkuar ka lidhje me këto përplasje.
Ka dyshime se Robert Rama, personi që orkestroi grabitjen e 5 mijë eurove në shtëpinë e djemve Çiça në Tepelenë ka pasur lidhje me Elton Çiçën për shkak se trafikonin narkotikë.
Robert Rama ka përdorur Ervis Imerin, një person që bënte punime duralumini, për të hyrë në banesën e çiftit Naim dhe Andoleta Çiça në Tepelenë.
Kjo pasi Imeri kishte kryer punimet e duraluminit në vilën e tyre.
Pasi dhunuan prindërit e Elton Çiçës, ata morën prej andej 5 mijë euro.
Burimet thonë se Elton Çiça u zemërua shumë dhe u zotua se do merrte hak.
E nisi me laçjanin Robert Rama, me të cilin mesa duket ndante pazaret e drogës.
Rama u vra në një lokal në Durrës.
Ndërkohë Imerit iu vendos tritol në makinë.
KOHA JONË SONDAZH

