Dyshimi: Gruaja mund të jetë mbytur në det nga dikush

Policia e Durrësit  ka dyshime se gruaja që u gjet e pajetë një ditë më parë në bregdet, mund te jetë vrarë. Pista e vrasjes është e vlefshme deri kur të përcaktohet identiteti i gruas, rreth 40 vjeçe, që u gjet në drejtim me Pistën e Vogël, rreth orës 17:15 të pasdites së djeshme.

Trupi i pajetë është rreth 1. 60 m e gjatë, me flokë të zeza të gjata rreth 20 cm dhe ezmere në fytyrë.

Ajo ka të veshura një palë pantallona xhins, ngjyrë blu të errët, bluzë me mëngë të shkurtra, ngjyrë të kuqe, në dorën e majtë ka një orë dore me zinxhir metalik dhe në gishtin e parafundit ka një unazë me një gurë rozë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk përjashtohet mbytja e qëllimshme, megjithëse në trupin e viktimës nuk ka pasur shenja dhune.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kufoma u gjet nga dy djem të rinj, të cilët po laheshin disa metra larg bregut të detit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?