Dyshimi: Në Rinas futet tritol?!
Autoriteti i Aviacionit Civil dhe Policia e Shtetit kane bërë 3 testime të fshehta për sigurinë në aereoport në datën 20 Prill 2016.
Testimi 1: futja e eksplozivit;
Testimi i dytë: futja e armëve të ftohta;
Testimi i tretë: çarja e rrethimit (perimetrit të jashtëm), saktësisht tek e njëjta derë ku kanë hyrë grabitësit.
Në të tre testimet, siç raporton “Top Channel”, siguria e aereoportit ka dështuar të detektojë rrezikun. Tritoli është futur, po ashtu edhe thika. Por më e rënda, është realizuar futja pikërisht në të njëjtën pikë ku u fut edhe makina e grabitësve. Për 10 minuta simulatorët kanë çarë rrethimin dhe nuk janë kapur nga sistemi i kamerave të ICTS-së, i cili nuk ka funksionuar.
“Top Channel” raporton gjithashtu se e posedon të plotë këtë raport tronditës.

KOHA JONË SONDAZH

