Dyshohet për marrëdhënie seksuale me të mitur, pranga 31-vjeçarit në Sarandë
Një 31-vjeçar është arrestuar nga Policia e Sarandës pasi dyshet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një të mitur.
E.S., 31-vjeç banues në Sarandë ishte shpallur në kërkim nga policia në datën 01.04.2021.
Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Informacion: Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë ndalimi për shtetasin në kërkim E. S., 31 vjeç, banues në Sarandë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në datën 01.04.2021, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase të mitur.