Dyshohet se fshiheshin dy persona të shumëkërkuar, policia aksion në Vlorë, kontrolle në një hotel

Një aksion i befasishëm është zhvilluar mbrëmjen e djeshme nga njësia FAST në një prej hoteleve në zonën e ujit të ftohtë. Njësia FAST ka rrethuar menjëherë hotelin duke hyrë në brendësi, ku sipas burimeve fshiheshin dy persona të shumëkërkuar. Aksioni nisur prej orës 23:00 ku u blloku rruga prej 90 minutuash nga policia. Kontrolle janë bërë në disa dhoma të hotelit dhe kryesisht në katin e katërt të tij . Policia e Vlorës e cila mbështeti aksionin e Fast nuk bën me dije personat që ishin në ndjekje nga agjentët . Ndërkohë burime brenda bluve të Vlorës bëjnë me dije se janë pyetur disa persona për dijeni por ende nuk ka një komunikim zyrtar . Ndërkohë në Vlorë janë shtuar masat dhe patrullimet si dhe shërbime mbështetese nga FNSH.

SHKARKO APP