Dyshohet se lejuan kultivimin e lëndëve narkotike, AMP nis hetim ndaj zinxhirit komandues të komisariatit të Divjakës
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetim ndaj zinxhirit komandues të Komisariatit të Policisë Divjakë, nën dyshimin për shpërdorim detyre, pas zbulimit dhe sekuestrimit të 1,426 bimëve narkotike kanabis sativa të kultivuara në këtë zonë.
Dyshohet se drejtuesit e komisariatit nuk kanë ushtruar kontrollet e nevojshme për evidentimin dhe goditjen e parcelave të mbjella me kanabis.
Parcela me lëndë narkotike u zbulua tre ditë më parë në vendin e quajtur “Rezervuari i Divjakës”, në një sipërfaqe toke shtetërore. Gjatë operacionit u sekuestruan 1,426 bimë kanabis sativa, 37 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis në proces tharjeje, si dhe 7 kilogramë kanabis në formë boçesh. Ndërkohë tre punonjës të Zonave të Mbrojtura po hetohen në gjendje të lirë.
KOHA JONË SONDAZH

