Dyshohet se makina e vjedhjes në Rinas u hodh sot në Shkopet
Policia është duke punuar prej mëngjesit të së martës për nxjerrjen nga fundi i liqenit të Shkopetit të një makine me targa AA 969 ND e cila dyshohet se është hedhur gjatë mëngjesit në ujë. Polumbarët u lajmëruan nga një peshkatar që kishte parë gjurmë të freskëta në breg të liqenit. Targat janë të një automjeti të një personi nga Karbunara e Lushnjes. Ai e kishte denoncuar vjedhjen e targave që në janar të këtij viti. Burime nga policia thanë se dyshojnë që automjeti i hedhur në liqen të jetë përdorur nga grabitësit e aeroportit të Rinasit. Mjeti nuk është nxjerrë ende nga liqeni ndërsa është nxjerrë një tjetër mjet me targa suedeze i gjetur në të njëjtëin vend që sipas policisë është fundosur kohë më parë.
KOHA JONË SONDAZH

