FIFA World Cup 2026™ 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dyshohet se ndihmoi në rrëmbimin e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia e të riut në gjykatë

Zbardhen detaje të reja nga zhdukja e 34-vjeçarit Egland Koçi, më datë 4 qershor, ku i dyshuar është shoku i ngushtë, A. Shakaj.

E. Zyferi, i cili është lënë në burg si përkrahës i autorit, ka mohuar që të jetë i përfshirë në rrëmbimin e Eglant Koçit.

Mësohet se në sallën e gjykimit Zyferi është shprehur: Punoj në lokalin e A. Shakajt si kamerier, ditën që thotë prokuroria e kam parë Eglantin kur ka hyrë në lokal sepse e njoh, më pas nuk e kam parë më, nëse ishte larguar apo jo. Ndërkohë A. Shakaj më ka thënë që të fikja dritat e lokalit, për shkak se kishte për të nxjerrë një frigorifer, unë i kam fikur dritat. Të nesërmen Shakaj më ka thënë që të shkoj të laja makinën në një vend larg andej diku nga fundi i bulevardit të ri. Kam shkuar atje dhe me ka kapur policia. Unë nuk kam lidhje më këtë ngjarje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Burime nga Prokuroria e Tiranës kanë bërë me dije se nga këqyrja e kamerave të sigurisë pasi janë frikur dritat shikohet A. Shakaj duke tërhequr diçka në dukje qesë e zezë të cilën e ka futur në makinë dhe është larguar. I ndjekur nga qelizat telefonike rezulton që ai të ketë udhëtuar në drejtim të zonës së Dajtit, në drejtim të zonës së Xibrit ku dyshohet se mund të ketë fshehur edhe trupin. Policia dhe prokuroria janë duke kërkuar me qen të gjithë pjesën e malit me qëllim gjetjen e trupit, por deri më tani pa rezultat.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?