Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 21 Nëntor 2026, 20:03 Cardinale flet për mercato Milan: Endrick top, Rabiot simbol Gerry Cardinale, pronari i Milanit, foli për tregun e janarit, rinovimin e Rabiotit dhe Endrickun, teksa skuadra përgatitet për ndeshjen me Frosinonen në San…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Asambleja e PS
  • Lëvizja Studentore
  • Kryepolicja e Tiranës
  • Ndërtime rezidenciale
  • Sulme kibernetike
  • Iran
  • Kosova
  • Futboll
Lajmet e fundit
Në trend
  • Asambleja e PS
  • Lëvizja Studentore
  • Kryepolicja e Tiranës
  • Ndërtime rezidenciale
  • Sulme kibernetike
  • Iran
  • Kosova
  • Futboll
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Dyshohet se vrau burrin shqiptar bashkë me të dashurin italian

Aktualitet E enjte, 8 Tetor 2026 01:06
Dyshohet se vrau burrin shqiptar bashkë me të dashurin italian
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Që në momentet e para ishte e qartë se nuk bëhej fjalë për një aksident, kur më 6 korrik karabinierët gjetën trupin e 55-vjeçarit shqiptar me kafkën e copëtuar.

Misteri rreth vrasjes së Mikel Rrokut të vrarë në apartamentin e tij në rrugën Verolengo, në Torino, ka arritur në një pikë kthese.

Karabinierët kanë ekzekutuar dy urdhërarreste ndaj një çifti të dyshuar për vrasje të vullnetshme. Të arrestuarit janë 45-vjeçarja Laura Bordello, bashkëshortja e viktimës, dhe 52-vjeçari Duccio Fragiacomo, partneri i ri i gruas.

Njësia hetimore e Karabinierëve ka rindërtuar të gjitha hapat që çuan në vrasjen e Rrokut. Sipas hetimeve, dy të dyshuarit ishin njohur në prill në një qendër kujdesi në San Maurizio Canavese, ku të dy ndodheshin të shtruar.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Gruaja po trajtohej në spital, ndërsa partneri i saj i ri raportohet se kishte probleme me alkoolin. Lidhja mes tyre nisi në pranverë dhe në maj ata nisën të planifikonin vrasjen, e cila u krye rreth mesditës së 30 qershorit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Sipas hetimeve, viktima u godit disa herë në kokë me një objekt të fortë, që dyshohet se mund të ketë qenë një çekiç. Arma e krimit nuk është gjetur, ashtu siç nuk janë gjetur as dy telefonat celularë të Rrokut.

Mund t'ju interesojë

Zelensky këmbëngul për NATO: Ukraina kërkon garanci sigurie

Zelensky këmbëngul për NATO: Ukraina kërkon garanci sigurie

Para 2 orësh
Sulme kibernetike ndaj USDA dhe FBI, pas ndërprerjeve të shumta teknologjike

Sulme kibernetike ndaj USDA dhe FBI, pas ndërprerjeve të shumta teknologjike

Para 3 orësh
Fjala e plotë e Edi Ramës sot në takimin me socialistët e Tiranës

Fjala e plotë e Edi Ramës sot në takimin me socialistët e Tiranës

Para 4 orësh

Autopsia, së bashku me analizën e pozicionimit dhe morfologjisë së gjurmëve të gjakut të gjetura në kuzhinë dhe në banjën e apartamentit, kanë evidentuar një skenë që, sipas hetuesve, është në përputhje me një akt të kryer me brutalitet dhe dhunë.

Viktima dyshohet se u godit fillimisht nga pas dhe sulmi vazhdoi edhe pasi 55-vjeçari kishte humbur ndjenjat.

Motivi i krimit duket se lidhet me apartamentin e Rrokut në rrugën Verolengo.

“Ajo që del nga bisedat mes dy të dyshuarve është dëshira e gruas për të marrë apartamentin social të caktuar bashkëshortit të saj dhe për të jetuar aty me partnerin e ri”, shpjegoi koloneli Diego Berlingieri, komandant i njësisë operative të Karabinierëve të Torinos.

Sipas hetimeve, çifti kishte vendosur të hiqte qafe Rrokun, edhe pse 55-vjeçari nuk kishte kundërshtuar lidhjen e re të bashkëshortes së tij.

Për të realizuar planin e tyre, ata kishin menduar madje edhe të denonconin viktimën, duke sajuar një rast të rremë keqtrajtimi ndaj gruas.

Përgjimet dhe analizimi i telefonave celularë të dy të arrestuarve kanë nxjerrë në pah elementë që tregojnë për paramendimin e krimit.

“Dua të vras Momon, nuk e duroj dot më”, kishte shkruar Bordello në një bisedë online me një mikeshë.

Një nga hipotezat e para të çiftit kishte qenë vrasja me thikë në një park. Fragiacomo ishte paraqitur i armatosur dhe me doreza metalike, por tentativa kishte dështuar.

Një tjetër mundësi që po shqyrtohej nga dy të dyshuarit ishte helmimi. Për këtë arsye, ata iu drejtuan edhe inteligjencës artificiale.

“Në historikun e kërkimeve në ChatGPT gjendet pyetja: Sa mililitra metadon nevojiten për të vrarë një burrë 56-vjeçar, me peshë 120 kilogramë?”, thuhet në materialet e hetimit.

Pas këtyre përpjekjeve, çifti kishte marrë vendimin përfundimtar: të shkonte në banesën e viktimës me pretekstin se do të merrte rrobat dhe sendet personale dhe më pas ta vriste me “goditje të shumta” në kokë.

Kur kuptuan se hetuesit po afroheshin dhe se ishin nën gjurmimin e autoriteteve, Bordello dhe Fragiacomo nisën të planifikonin arratisjen.

Mes mundësive të shqyrtuara ishte largimi drejt Kanadasë apo vendeve të tjera të Amerikës së Veriut që nuk kanë marrëveshje ekstradimi me Italinë.

Ky plan u pengua nga arrestimi i tyre mëngjesin e së martës, 6 tetor/TCH/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Cardinale flet për mercato Milan: Endrick top, Rabiot simbol
Para 20 minutash

Cardinale flet për mercato Milan: Endrick top, Rabiot simbol

Milan, merkato janari me tri prioritete para Bruno Fernandes
Para 52 minutash

Milan, merkato janari me tri prioritete para Bruno Fernandes

Zelensky këmbëngul për NATO: Ukraina kërkon garanci sigurie
Para 2 orësh

Zelensky këmbëngul për NATO: Ukraina kërkon garanci sigurie

Shqipëria U15 barazon 1-1 me Poloninë në UEFA Development
Para 2 orësh

Shqipëria U15 barazon 1-1 me Poloninë në UEFA Development

Më të lexuarat

1 Kryeministri dialog me studentët në Pallatin e Brigadave (video)
Para 21 orësh

Kryeministri dialog me studentët në Pallatin e Brigadave (video)

2 SPAK regjistron procedim penal ndaj Elisa Spiropalit për fshehje pasurie
Para 23 orësh

SPAK regjistron procedim penal ndaj Elisa Spiropalit për fshehje pasurie

3 Rrumpallhane në PS!
20 Nëntor 2026, 18:37

Rrumpallhane në PS!

4 Rama në Asamblenë e PS: Dyfishohet bonusi i fundvitit për pensionistët, indeksimi pritet në prill
Para 8 orësh

Rama në Asamblenë e PS: Dyfishohet bonusi i fundvitit për pensionistët, indeksimi pritet në prill

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.