FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

E-Albania do jetë jashtë funksionit nga 15 deri më 18 maj, oraret

Platforma qeveritare e-Albania do të jetë përkohësisht jashtë funksionit për shkak të një procesi përditësimi teknik që synon përmirësimin e infrastrukturës teknologjike dhe rritjen e performancës së sistemit.

Sipas njoftimit zyrtar, shërbimet elektronike të portalit nuk do të jenë të aksesueshme nga data 15 maj, ora 22:00, deri më 18 maj, ora 08:00.

Gjatë kësaj periudhe, qytetarët dhe bizneset nuk do të mund të përdorin shërbimet online të platformës, përfshirë aplikimet dhe dokumentet elektronike që ofrohen përmes sistemit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Autoritetet u kanë bërë thirrje përdoruesve që të planifikojnë paraprakisht aplikimet apo shërbimet që u nevojiten, për të shmangur vonesa gjatë intervalit të mirëmbajtjes teknike.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?